“Në Maqedoni përveç euros dhe vdekjes nuk të merr në dorë askush” – Profesori Bashkim Selmani sqaron vlerësimin e qytetarëve

Duke vlerësuar besueshmërinë e qytetarëve tek institucionet e gjyqësorit dhe paraqitjen e korrupsionit në këtë fushë, profesori Bashkim Selmani vlerëson se ka mungesë të paraqitjes, por edhe dëshmimit të rasteve korruptive. Sipas tij, nuk ka përputhje me gjendjen faktike dhe statistikat zyrtare sepse shumë lëndë nuk shkojnë deri në fund.

“Ka dilema mes gjendjes statistikore dhe gjendjes faktike ku është edhe problemi esencial. Ne kemi shumë lëndë që nuk përmbarohen. Tek pjesa tjetër do të shihni zhvatjen që ndodh dhe unë e kam një studim timin personal ku janë detektuar problemet më esenciale dhe vlerësimi i qytetarëve. Qytetarët janë të acaruar. vetëm një thënie të një qytetari do jua lexoj, i cili thotë: në Maqedoni përveç euros dhe vdekjes nuk të merr në dorë njeri”, deklaroi profesori Bashkim Selmani në emisionin Klan Debat./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share