Ngjarje e rëndë në Maqedoni / 40 vjeçari përdhunon dy vajzat e mitura të partneres së tij

foto ilustrim
foto ilustrim

Një grua ka denoncuar në polici se partneri i saj ka përdhunuar dy vajzat e saj të mitura. Gruaja ka jetuar bashkë me 40 vjeçarin në raportin si burrë e grua, por pa lidhur kurorë zyrtarisht informon KlanM.

40 vjeçari është arrestuar, ndërsa nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrejnë kallëzimin përkatës.

“Me datë 07.08.2023 në ora 01:50 në Sveti Nikollë, punonjësit policorë të Stacionit Policor të Sveti Nikollës e kanë privuar nga liria 40 vjaçarin J.P., pas denoncimit të gruas së tij pa kurorë, sipas të cilës ai ka kryer akte intime ndaj dy vajzave të saj të mitura”, thonë nga MPB.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për rastin pritet të deklarohen edhe nga Peokuroria./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share