Nigeriani i vodhi 25 mijë euro biznesmenit shqiptar

30-vjeçari përdori e-mail të rremë, i kërkoi të bënte pagesën në Gjermani

Një biznesmen në Tiranë u mashtrua nga një shtetas nigerian nëpërmjet adresës së email-it. Bëhet fjalë për biznesmenin E.Baxha, i cili merret kryesisht me importin e detergjentëve nga Italia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sebastain Victor Negbenebor, i mori atij shumën prej 25 mijë eurosh. Biznesmeni shqiptar prej 10 vitesh ushtron aktivitetin e tij në zonën e Saukut, në kryeqytet dhe gjatë kësaj kohe ai komunikonte me postë elektronike me palën italiane me qendër në Bolonja, me të cilët bënte dhe transferta për mallin që merrte.

Në Shtator të 2020-ës, atij i vjen një e-mail ku i kërkohej të dërgonte shumën prej 25.000 euro në llogari të kompanisë po tashmë jo në Itali po në Gjermani. Biznesmeni nuk konstatoi që trasferta e eurove nga Italia duhet të dërgoheshin në Gjermani duke kryer pagesën dhe vetëm kur pala italiane kërkoi pagesën kuptoi mashtrimin. Pas këtij rasti ai kreu denoncimin në policinë e Tiranës.

Më pas nga prokurori Bledar Valikaj, u dërguan letër porosi për ndihmë partnerëve në Gjermani dhe Turqi për të identifikuar IP-në me të dhënat përkatëse. Me mbërritjen e letër-porosive u identifikua se autori i mashtrimit dhe përfituesi i 25.000 eurove ishte shtetasi nigerian që aktualisht banon në Dublin, Irlandë. Në përfundim të procedurave, prokuroria kërkoi masën “arrest me burg”, për mashtrim kompjuterik. Kjo u pranua nga gjykata, por autori vijon të jetë në arrati.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share