Një 55-vjeçar ka tentuar të përdhunojë dhe vjedh një grua në Strugë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se kundër 55-vjeçari S.S. nga fshati Dollno Belicë është ngritur kallëzim penal për shkak të dyshimit se ka tentuar të përdhunoj dhe vjedh një 45-vjeçare nga fshati Lozhan.

“Policia nga Struga ka ngritur kallëzim penal kundër S.S.(55) nga fshati Dollno Belicë i Strugës, për shkak të dyshimit për “përpjekje për vjedhje” dhe tentim për përdhunim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Më 10 gusht 2022, rreth orës 09:30, në rrugën lokale ndërmjet fshatrave Bijevë dhe Lozhan të Strugës, ka sulmuar fizikisht një grua 45-vjeçare me vendbanim të përkohshëm në fshatin Lozhan, duke tentuar të kryejë marrëdhënie, ndërsa i ka vjedhur edhe sendet personale”, njoftojnë nga MPB.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share