Nora Gjakova në finale, të Grand Slamit në Tbilisi

Nora Gjakova po vazhdon me paraqitje fantastike në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kampionia olimpike triumfoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes nga Kanadaja, Jessica Klimkait, pasi kjo e fundit mori tri penalizime.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Xhudistja jonë në çerekfinale mposhti gjermanen Pauline Starke me ëaza-ari në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ajo shënoi tri fitore deri më tani, duke u treguar fantastike.

Në finale, Gjakova do të ndeshet me xhudisten nga Serbia, Marica Perishiq.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share