Papa, thirrje për ndalimin urgjent të luftës: Krijimi i dy shteteve, zgjidhje për konfliktin

Pope Francis presides at Holy Mass on the Sunday of the Word of God in Saint Peter’s Basilica, in Vatican City, 22 January 2023. ANSA/ANGELO CARCONI

Ndërsa Izraeli vijon i vendosur ofensivën e vetë në Gaza, Papa Françesku ka bërë thirrje në emër të zotit për ndalimin e luftës dhe sigurimin e kanaleve për ndihma humanitare dhe shëndetësore.

Gjatë lutjes të së dielës, Papa theksoi se situata është shumë e rëndë, ndaj nevojitet urgjentisht ndalimi i konfliktit, lirimi i pengjeve të marra nga Hamasi dhe garantimi i jetës së fëmijëve të prekur nga lufta që sipas tij duhet të kthehen tek familjet e tyre.

Kreu i Vatikanit ka mbështetur propozimin për krijimin e dy shteteve si zgjidhje përfundimtare për konfliktin e vjetër që ekziston mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share