Para ndeshjes me Poloninë, Sylvinho: Shqipëria e ka shansin të shkojë në Europian

Kombëtarja është gati për ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024, atë me Poloninë të hënën në orën 20:45 në Varshavë. Trajneri Sylvinho po përgatitet prej më shumë se 2 muajsh për debutimin e tij në stolin kuqezi dhe mendon Shqipëria e ka shansin të jetë në finalet e turneut që do të mbahet në Gjermani.

“Polonia është e fortë dhe për mua mbetet favorite në grup. Normalisht që kemi shanset tona që të kualifikohemi, por rruga është e gjatë dhe e vështirë. Rëndësi është që të marrim sa më shumë pikë. E kemi vendosur ekipin, por të 23 janë gati. Futbollistëve i hanë këmbët për të luajtur”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sulmuesi më me përvojë në grupin kuqezi, Sikol Cikalleshi thotë se rezultati mund të arrihet vetëm nëse luajnë të gjithë bashkë.

“Jemi këtu për të bërë një ndeshje kompakte, për t’u kujdesur mos të pësojmë gol. Kryesore është që mos humbasim, po kemi edhe strategjinë tonë për të fituar”.

Pritet që trajneri Sylvinho të ndryshojë skemën dhe të kthehet tek ajo me 4 mbrojtës. Ndeshja Poloni-Shqipëri do të transmetohet në Tv Klan.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share