Para ndeshjes ndaj Barcelonës, Ten Hag shihet në tavolinë me Alex Ferguson

Ten Hag ka pasur një takim me Sir Alex Ferguson përpara ndeshjes së madhe të Manchester United me Barcelonën të enjten.

Dyshja u panë në bisedë të thellë gjatë darkës në restorantin Cibo në Wilmslow të martën mbrëma. Ferguson është një admirues i madh i Ten Hag dhe asaj që ai ka bërë për klubin që kur mori drejtimin në verë. Ai beson se holandezi ka marrë kontrollin e ekipit dhe skuadrës, duke arritur rezultate pozitive, raporton TuttoMercatoWeb, përcjell Klankosova.tv.Paparacët kanë fotografuar dyshen e njohur dhe thuhet se trajneri holandez i ka kërkuar ide dhe këshilla në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Barcelonës në Europa League.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share