Paundi bie në nivelin më të ulët kundrejt Dollarit

Qeveria hartoi buxhetin e ri që parashikonte shkurtimin e taksave mes shpresës për rritjen e huamarrjes

Paundi ka rënë në një nivel rekord kundrejt dollarit duke nxitur spekulime për një përgjigje urgjente nga Banka e Anglisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Reuters raporton se stërlina ra nën 1,05 Dollarë. Kancelari Këasi Këarteng ka premtuar më shumë shkurtime taksash mbi një paketë prej 45 miliardë funtesh që ai njoftoi gjatë javës së kaluar me shpresën që huamarrja do të rritet.

Këasi përshëndeti një “epokë të re” për ekonominë, tatimi mbi të ardhurat dhe taksat për blerjet e shtëpive do të ulen dhe rritjet e planifikuara për taksat e biznesit janë hequr. Shqetësimi i se normat e larta të interesit do të dëmtojnë rritjen goditi edhe monedhat dhe aksionet e Azisë, me eksportuesit nga prodhuesit japonezë dhe australianë të makinave të goditur rëndë.

Paundi ra gati 5% duke thyer nivelin e vitit 1985 dhe që prej agresionit rus ka qenë gjithashtu nën presion për shkak të fuqisë së dollarit. Euro preku gjithashtu një nivel të ulët 20-vjeçar kundrejt Dollarit mes shqetësimeve të investitorëve për rrezikun e recesionit, ndërsa dimri po afron duke nxitur një krizë energjetike për shkak të luftës në Ukrainë.

Nëse Paundi qëndron në këtë nivel të ulët kundrejt dollarit, importet e mallrave me çmim në dollarë, përfshirë naftën dhe gazin, do të jenë më të kushtueshme. Mallra të tjera nga SHBA mund të jenë gjithashtu shumë më të shtrenjta.

Laburistët janë shprehur se shkurtimi i taksave nuk do të zgjidhte krizën e kostos së jetesës dhe ishte një plan për të shpërblyer tashmë të pasurit. Disa investitorë mendojnë se Banka e Anglisë do të detyrohet të ndërmarrë veprime urgjente për të ndaluar rënien e Paundit.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share