Pendarovski: Detyra ime si kryetar shteti është ta mbroj pakicën nga shumica

Pendarovski në emisionin Klan Debat tha se ai është zgjedhur që të jetë i njejtë me të gjithë, sidomos të mbroj pakicën nga shumica në raste kur është nevoja.

‘Një fjali të cilën shumica nga subjektet politike ma thonë që e kam cekur është se kam thënë, detyra ime si kryetar shteti është ta mbroj pakicën nga shumica nga ndonjë teprim i shumicës politike ndaj pakicës” – tha Pendarovski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në pyetjen e gazetarës se a jeni duke e mbajtur atë premtim?

”Unë mendoj se jam duke e bërë por a jam duke e bërë mirë a jo qytetarët e dinë më mirë, por un nuk jam aq i kënaqur” – deklaroi Pendarovski. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share