Përurohet rruga “28 Nëntori” në Komunën e Çairit

Në prag të Ditës së Flamurit, sot në Çair është përuruar rruga me emrin e ri “28 Nëntori”.

“Në vigjilje të Ditës së Flamurit, sot në Çairin e Shkupit Dardan inauguruam rrugën me emrin e ri “28 Nëntori”.
Shpalosjen e pllakës me emrin e ri të rrugës “28 Nëntori” e bëmë në prezencën e pasardhësit të Skënderbeut, Lorisit, përfaqësuesve të Ambasadës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Kosovës e një numri të madh të qytetarëve, duke përçuar edhe mesazhin se vendosja e emrit të ri paraqet një moment historik jo vetëm për banorët e Çairit, por për shqiptarët ku do që janë.
Ky emër emblematik është një ndër 66 emrat më të ri të Komunës së Çairit. Rruga “Vukovarska ” tanimë është “28 Nëntori”, shkruajti Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share