Pjesë e familjes së Tv Klan, ku do i shohim Enadën e Gerd Vason

Familja e madhe dhe e bukur e Tv Klan mirëpret në shtëpinë e saj edhe dy anëtarë të rinj, më të mirët e baletit shqiptar. Enada Hoxha dhe Gerd Vaso janë tashmë pjesë e produksioneve të suksesshme të televizionit, të angazhuar në programet “E diela shqiptare” dhe “Dance With Me”. Enada Hoxha zbulon në “Rudina” më shumë detaje për çiftin e koreografëve.

Enada Hoxha: Tashmë siç e thashë jemi bërë pjesë e familjes së Tv Klan me Gertin. Gerti i angazhuar tek “E Diela Shqiptare”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Rudina Magjistari: Si koreograf?

Enada Hoxha: Po, si koreograf, madje do të jemi edhe performues hera-herës të dy bashkë. Unë këtë radhë kam marrë ftesë nga produksioni i “Dance With Me”, që të jem koreografe e këtij spektakli.

Rudina Magjistari: O sa bukur, do të shohim edhe aty.

Enada Hoxha: E kam pritur me kënaqësi, kemi filluar nga provat, kemi vërtetë një shoë interesant, të tërë personazhet janë njëri më i mirë se tjetri.

Rudina Magjistari: Janë zgjedhur personazhet, sepse nuk janë bërë publik?

Enada Hoxha: Po, janë zgjedhur dhe nuk janë bërë publik. Do t’i mbajmë deri në momentin e fundit surprizë.

Rudina Magjistari: Kurioziteti është shumë i madh, por do të presim edhe pak. Kur parashikohet të fillojë?

Enada Hoxha: Shumë shpejt, jemi akoma në fazën e provave.

Rudina Magjistari: Ju uroj punë të mbarë dhe do t’ju ndjekim absolutisht./tvklan.al

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share