Policia Kufitare e Kosovës ndalon automjetin me 700 litra vajra motorike të kontrabanduara nga RMV-ja

Policia e Kosovës, njësia policore Task Forca nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK) Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.

Me datën 20.10.2022 rreth orës 15:00 është pranuar informatë se nga fshati Tanushe-Republika e Maqedonisë Veri është duke levizur një kombi i bardhë, pa targa, i dyshuar me mallrat të kontrabanduara dhe dyshohej se mallrat do ti sjellë në drejtim të Vitisë .

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Njësitet e Task Forcës operative të (DRPK) Lindje pas pranimit të kësaj informate kanë ndërmarr masa të nevojshme operativo-taktike duke bërë kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësorë të fshatrave të Vitisë.

Njësitet e angazhuara policore, ndërkohë kanë pranuar informata tjera relevante se kombi i dyshuar i cili kishte sjell mallrat nga Maqedonia veriore i kishte shkarkuar ato diku në fshatin Drobesh –Viti, perderisa mallrat e shkarkuara nga kombi janë ngarkuar në mjetin tjeter transportues WV Caddy ngjyrë e kuqe me targa vendore dhe i njëjti është në drejtim të rruges Viti – Gerlicë.

Gjatë një veprimi taktik Policia e Kosovës ka arritur që në fshatin Sodovinë, komuna e Vitisë ta ndaloj automjetin e lartcekur qe drejtohej nga i dyshuari me inicialet B.K mashkull kosovar nga Ferizaj.

Gjate kontrollit në automjetin e ndaluar kishte pasur të ngarkuar vajra motorike (70) pako me nga (10) litra; në total (700) litra të cilat ishin të kontrabanduara nga Republika e Maqedonisë Veriore në Republikën e Kosovës.Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet për procedura të mëtejme ligjore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share