Prapavija më e fortë e Mërkurit po afrohet me një revolucion, ç’do të ndodhë me shenjat

Tashmë jemi mësuar të fajësojmë Mërkurin në prapavijë kur gjërat nuk shkojnë siç dëshirojmë. Rikthimi i ish-it, një email i rëndësishëm i ngecur në “Spam” apo incidente të vogla i ngarkohen fenomenit më të njohur astrologjik.

Jo të gjitha prapavijat e Mërkurit janë njësoj dhe e radhës, e cila vjen më 21 Prill deri më 14 Maj, shënon prapavijën e dytë për vitin 2023 dhe është një nga më të fuqishmet. Ngjarja astrologjike do të ndodhë në shenjën e Demit, kokëfortit të zodiakut dhe do të sjellë një energji ndryshe.

Fillimisht, planifikoni ngadalësimin. Marsi ndryshoi perspektivën dhe energjinë ndërsa tani nevojitet një pushim. Do të ndihemi të lodhur dhe produktiviteti do të bjerë në të gjitha industritë  përgjatë këtyre 3 javëve. Për të shmangur rraskapitjen, nevojitet më shumë pushim dhe kujdes për trupin.
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Prapavija e Mërkurit do të kombinohet me Uranin dhe nuk do mund t’i shmangemi incidenteve teknologjike. Mund të jetë e nevojshme të reduktoni kohën e përdorimit të pajisjeve elektronike që të shmangni ndikimin e fortë.

Së dyti, përgatituni për ndryshim. Prapavija në sezonin e eklipseve do të jetë shndërruese për të gjithë, pavarësisht shenjës. Së fundmi, shihni me kujdes buxhetin sepse do të na inkurajojë të bëjmë disa lëvizje të zgjuara. Demi është një shenjë shumë e lidhur me paratë dhe do të na ndihmojë të gjejmë aftësitë financiare dhe kufijtë që do të na përgatisin për të patur sukses në të ardhmen.

Shenjat do të ndikohen në mënyra të ndryshme nga prapavija e Mërkurit. Shenjat fikse, Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori do ta ndiejnë më shumë dhe Mërkuri i sfidon që t’i shohin gjërat nga një këndvështrim i ri. Peshqit, Gaforrja, Virgjëresha dhe Bricjapi do të kenë më shumë përfitime nga kjo prapavijë sepse Mërkuri dhe Urani do i bëjnë të mendojnë jashtë kornizës dhe të gjejnë zgjidhje.

Me kthimin në tëdrejtë, Mërkuri mbetet  në Dem deri në 11 Qershor dhe më pas kalon në Binjak. Aty do të ketë një lidhje shumë të rëndësishme me nodin hënor të fatit, një lajm shumë i mirë për ata që ndihen se janë zhvendosur nga rruga e duhur. Mesazhet që do të marrim gjatë kësaj periudhe dhe njerëzit që do të hasim do të kenë një impakt gjigand dhe pozitiv. Përgatituni për një revolucion përpara se të vijë vera./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share