close
298765661_611256243697231_3573059103043223608_n (5)

MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MINISTRI MOHOJNË SE KA NDËRHYRË POLITIKA

Pas publikimit të storjes për punësimin e bashkëshortes dhe kunatës të Ministri të transportit, Bllagoja Boçvarksi edhe Ministria e shëndetësisë u përgjigj për këto punësime, raporton Klan M.

”Ministria e shëndetësisë merr pjesë vetëm në segmentin e procedimit të transferimit të punëtorëve shëndetësor nga Institucionet private shëndetësore në Institucionet publike shëndetësorë të cilat ndodhin me kërkesë të institucioneve shëndetësorë. Informojmë se në këtë rast, nuk mund të ketë çfarëdo ndikimi politik. Ministria e shëndetësisë vetëm e procedon këtë procedurë me dhënien e pëlqimit për punësim me transfer të mjekëve, pastja procedura zhvillohet nëpërmjet Fondit për siguri shëndetësore dhe Ministrisë së financave” – thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Se ka pasur gisht politik në punësimin e të afërmeve të tij, mohon edhe Ministri, Bllagoja Boçvarski.

‘Si çdo mjek tjetër i diplomuar dhe i licencuar edhe të afërmit e mijë mundësinë e shohin në sistemin shëndetësor në shtëpinë e tyre. Nuk ka asgjë kontestuese nëse është e angazhuar nëpërmjet procedurave ligjore në institucion ku ka ikje të madhe dhe mungesë të kuadrit” – deklaroi Boçvarski.

Gjatë ditës së djeshme ekipi i Klan Maqedoni informoi se bashkëshortja dhe kunata e Ministrit Boçvarski u punësuan për në një kohë shumë të shkurtër në Spitalin e Shtipit. Ata u punësuan në repartet e specializuara të klinikës interne dhe të pediatrisë edhe pse janë të diplomuara si mjeke të përgjithshme. Ekipi i Klan Maqedoni informacionet e mara nga burimet i konfirmoi edhe në terren, ku edhe bisedoi me bashkëshorten e ministrit, e cila nuk deshi të prononcohet për media. /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia