Qatip Osmani sërish bëhet kryetrajner i KF Shkëndija

Prezantimi zyrtar do të bëhet ditëve në vijim

Legjenda e futbollit tetovar Qatip Osmani, sërish do të ulet në pankinën e klubit të futbollit Shkëndija. Pas largimit me marrëveshje të dyanshëme e Artim Shaqirit, drejtuesit e skuadrës kuqezi menjëher kanë konaktuar dhe kanë arritur marrëveshje me Qatip Osmanin. Ndryshe legjenda e ekipit kuqezi pas tre viteve sërish kthehet në folen e vetë atje ku ka arrituar sukseset me te mëdha si trajner duke fituar tre tituj kampion, një Kup dhe një Super kup ndërsa suksese ka pasur edhe në garat ndërkombëtare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sfida e parë tanimë trajnerit”kuqezi Qatip Osmanit do të jetë ndeshja e Kupës kundër Karaormanit që do të zhvillohet të mërkurën e ardhëshme, ndërsa sfida më e madhe do të jetë “El Klasiko” e vendit tonë kundër Shkupit më 17 shtator në stadiumin e qytetit në Tetovë.

/KlanMaqedoni/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share