Qeveria e RMV-së do të mbajë mbledhjen e 104-të

Sot, më 29.11.2022 (e martë), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë mbledhjen e 104-të me disa pika nga programi i saj i punës dhe në interes të qytetarëve.

Sipas rendit të propozuar të ditës, në mbledhje do të shqyrtohen më shumë informacione nga ministritë dhe raporte për punën e organeve të administratës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Me propozim të Ministrisë së Financave, ministrat do të shqyrtojnë Informacionin në lidhje me vendosjen e sistemit Track&Trace për kontrollin dhe monitorimin e produkteve të duhanit.

Gjithashtu, Qeveria me propozim të Ministrisë së Jashtme do të shqyrtojë Propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e mekanizmave të sigurisë ushqimore në Ballkanin Perëndimor.

Për konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme e rregullt e Qeverisë, e cila është paraparë të fillojë në orën 12:00, opinioni do të informohet menjëherë pas përfundimit të saj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share