Qeveria ngrinë marzhet edhe për prodhimet e qumështit

Qeveria në mbledhjen e sotme të 87-të solli Vendim për plotësim të vendimit për kushte të posaçme për tregtimin e disa mallrave të veçanta, me çka, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, ngrihet marzha edhe për prodhimet e qumështit: gjizës, djathit të bardhë të lopës dhe djathit të bardhë të përzier, kaçkavalit, kosit, ajkës dhe jogurtit. Për këto prodhime kufizohet marzha më e ulët tregtare deri dhjetë për qind në tregtinë me shumicë dhe tregtinë me pakicë.

“Gjatë kontrollit të rregullt të Inspektoratit shtetëror të tregut në tregtinë me pakicë dhe tregtinë me shumicë, sipas Informatës nga Ministria e Ekonomisë, është cekur nevoja për intervenim tek mallrat e cekura, për shkak të rritjes së çmimeve të tyre. Siç është bërë e ditur, nga 14 qershori i vitit 2022, është konstatuar ngrirja e marzheve të prodhimeve themelore ushqimore: bukës (së bardhë), sheqerit (të bardhë), vajit ushqimor të lulediellit, miellit të grurit (lloji 400 dhe lloji 500), makaronave dhe spagetave nga gruri i fortë, orizi i bardhë i vendit dhe qumështit të qëndrueshëm të lopës me yndyrë prej 2.8 për qind, 3.2 për qind dhe 3.5 për qind, me marzhë tregtare të vlefshme deri më 31 dhjetor 2022”, thekson Qeveria.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share