QMK: Në Maqedoni në 24 orët e fundit janë shuar gjithsej 20 zjarre ndërsa mbetet aktiv një zjarr në rajonin e Ohrit

Situata me zjarre për ditën e sotme

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QМK), sipas informacioneve të marra nga Qendrat Rajonale të Menaxhimit të Krizave nga qytetet e vendit, evidenton se mëngjesin e sotëm ka një (1) zjarr aktiv dhe 20 të shuar për 24 orët e fundit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Zjarret aktive-Ohër: Zjarri në pyll në malin mes fshatit Vapilë dhe fshatit Rasino është ende aktiv ku, deri më tani janë djegur rreth 12 hektarë tokë. Ekipet e zjarrfikësve edhe sot  janë në terren me 1 mjet zjarrfikës dhe 6 zjarrfikës. Që nga ora 05:00 e mëngjesit të sotëm në terren ndodhen gjithsej rreth 50 persona. Zjarri po digjet nga tre anët dhe po punohet për rrethimin e tij, por për shkak të terrenit të vështirë, shuarja e tij është e vështirë.

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share