Radev: Për momentin jemi në situatë të Vetos për RMV-në

“BE-ja TË MONITOROJË TË DREJTAT E BULLGARËVE NË RMV”

Jemi në situatë të vetos – ka deklaruar Presidenti bullgar Rumen Radev, para takimit të Këshillit të Evropës, sic njofton KlanM, duke u përgjigjur në pyetjen nëse Bullgaria do të vendos veto për RMV-në në rrugën e saj drejt BE-së

“Me zgjidhjen që me shumë mund arritëm ta vendosim në kornizën negociuese, negociatat do të nisin pasi Bullgarët të futen në Kushtetutën e fqiut tonë. Ata ende nuk janë future dhe negociatat nuk kanë filluar. Kjo është situatë e vetos” – tha Radev.

Presidenti bullgar Radev deklaroi se në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Evropës në Bruksel, do ta hap çështjen, siç tha, të agresionit të rritje dhe fushatës antibullgare që sipas tij zhvillohet në Maqedoninë e Veriut. Ai, sic njofton KlanM, shtoi se do të kërkojë nga BE-ja vendosjen e monitorimit që të garantohet respektimi I të drejtave të bullgarëve maqedonas.

“Pres reagim kategorik dhe institucional dhe aktivitete urgjente për gjetjen e kryerësve. Fatkeqësisht, për momentin nuk shoh vullnet politik dhe nuk ka harmonizim midis ambicjeve politike dhe angazhimeve të RMV-së dhe realitetit në të cilën jetojnë Bullgarët maqedonas atje” – tha Rumen Radev.

Marrëdhëniet Maqedoni e Veriut – Bullgari tashmë mbi dy vite janë të tensionuara, pasi Sofja filloi me bllokimin e eurointegrimeve të RMV-së në vitin 2019. Bllokimi pjesërisht u tejkalua gjatë verës kur nisën negociatat me BE-në, por Bullgaria hapjen e kapitujve e kushtëzon me futjen e Bullgarëve në Kushtetutëm e RMV-së, për cka nevojitet shumica prej dy të tretave në Kuvend.  

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share