Rama: Drejtësia të hetojë paratë ruse të Kryemadhit

“Të provojë se nuk punon me dy standarde”

Pas publikimit të lajmeve nga “Eureporter” dhe mediat shqiptare kanë nxjerrë të tjera fakte për pagesa bankare që Monika Kryemadhi, bashkëshortja e ish-Presidentit Meta aktualisht deputete e PL, ka marrë në formën e dividentëve nga kompani offshore me pronar oligark rus.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për lajmet në fjalë ka reaguar Kryeministri Rama që kërkon nga drejtësia të nisë sa më parë një hetim dhe mos të përdorë standarte të dyfishta kur duhet të hetojë për persona të zgjedhur apo funksionarë të lartë.

“Ах, рубли, рубли, каким большим дьяволом всегда были… Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare offshore çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë offshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet. Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare”.

Ndërkohë lajmi është komentuar dhe nga kreu i grupit parlamentar socialist i cili kërkon nga znj. Kryemadhi të sqarojë pozicionin e saj.

“Eureporter” publikoi dy javë më parë një artikull ku faktohej përmes faturave se në llogarinë e Monika Kryemadhit në vitin 2017 kanë kaluar 2 pagesa, një në vlerën e 5.350 Dollarëve si divident për aksionerët dhe një tjetër në vlerën e 13.500 Dollarëve.

Pagesat vinin nga kompani nga Holdem Holding Limited, një kompani e regjistruar në Qipro. Ajo po ashtu kishte bërë edhe një pagesë prej afro 9 mijë Dollarësh.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share