Rama propozon draft për asociacionin e komunave serbe në Kosovë: Situata po bëhet alarmante, nuk mund të qëndroj spektator

Rama në konferencë shtypi: Në kushtet kur marrëdhëniet e aleatëve me Kosovën po marrin më shumë tone ultimative dhe kur rikthimi në gjendjen e mëparshme po rrezikon të marrë një kohë më të gjatë nëse Kosova dhe lutem që të mos ndodhë, do sanksionohet për qëndrimin e saj, unë jam këtu për të ndarë me ju një fakt të panjohur deri më sot.

E kam ditur me kohë kur nyja gordiane e dialogut do ishte deri në fund asociacioni dhe bindja ime është se asnjëra nga palët nuk e do asociacionin dhe do bëjë çmos që ta shtyjë atë në pafundësi duke mbajtur të hapur krizën me lloj lloj artificash politike apo teknike. Nga ana tjetër besoj çdo ditë e më shumë se krijimi i asociacionit është çelësi për të hapur përfundimisht derën e afirmimit ndërkombëtar të Kosovës, e njohjes së saj nga të gjithë, e uljes së saj në OKB dhe gjithë forumet ndërkombëtare dhe e njohjes së ndërsjelltë me Serbinë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dje i kam përcjellë Presidentit Macron dhe Kancelarit Scholz një draft të asociacionit për të cilin kam vënë në dijeni dhe Presidentin e KE dhe palën amerikane. Është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe europianë prej kohësh gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë. Kjo ditë kur palët dhe në këtë rast për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës jo i Serbisë, palët nuk po merren dot vesh se kush do ta shkruajë këtë tekst. Natyrisht ky është një dokument konfidencial i cili padiskutim nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale por ju siguroj që është një dokument i i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e asociacionit dhe patjetër se asociacioni është pjesë e organizimit të jetë në Republikën e Kosovës.

Uroj dhe shpresoj që ky material të vlejë për të çuar në një tjetër nivel dialogun dhe t’i bëjë palët që të flasin për gjëra konkrete dhe jo që të flasin me vete dhe për vete. Arsyeja pse e ndaj sot është sepse situata po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj spektator duke parë Kosovën si tkurret në sytë e atyre që e krijuan shtetin e Kosovës.

tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share