Rama ua publikoi emrat sot, dy ministra të rinj e mësuan detyrën e re nga televizori

Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të hënë ndryshime në qeverinë e tij. Kreu i ekzekutivit ka sjellë emra të rinj në krye të disa ministrive.

Ndër ta janë Ervin Mete në krye të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Igli Hasani në krye të Ministrisë së Jashtme dhe Albana Koçiu në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Gazetarja Marsela Karapanço bëri me dije një detaj interesant. Sipas saj, Mete dhe Hasani e kanë mësuar detyrën e re nëpërmjet televizorit.

E vetmja nga këto emra të rinj që ka qenë e pranishme në takim ka qenë Albana Koçiu, e cila është anëtare e Asamblesë së PS-së./tvklan.al

Ervin Mete
Igli Hasani
Lexo gjithashtu
Total
0
Share