Robbie: Jam e surprizuar nga interesi i madh për filmin ‘Barbie’

Përveçse aktore, Margot Robbie është edhe producente e filmit

Ende pa dalë në kinematë botërore, aktorja Margot Robbie është shprehur se është e surprizuar nga  interesi që po tregojnë fansat për filmin ‘Barbie’.

Margot Robbie e cila ka kohë që përgatitet për këtë projekt kinematografik, përveçse aktore është edhe producente e filmit. Por a do t’i mungojë ky rol aktores së njohur?

“Nuk e di. Ka qenë shumë argëtues i gjithë procesi. Po, do të jetë pak keq kur të mbarojë gjithçka. Mund të më duhet pushim. Mund të më duhet të vesh disa këpucë të sheshta për një kohë. Këmbët e mia kanë filluar të lodhen nga këpucët me taka, por ndërkohë po e shijoj të gjithën këtë.

Filmi ‘Barbie’ del në kinematë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 21 Korrik.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share