Sadiku dhe Bajrami, në atmosferën kuqezi

Të rikthyerit në kombëtare janë të gatshëm për Euro 2024

Me plotësimin e grupit, futbollistët kanë nisur të ndjejnë jo vetëm atmosferën e dy ndeshjeve të kualifikueseve të europianit por kanë nisur të ndërtojnë edhe strategjinë se si do të jetë qasja në sfidën e parë, atë ndaj Moldavisë. Në synimin e 3-pikëshit, detyra për të shënuar është e sulmuesve të cilët do të duhet të mbështeten nga mesfusha.

Armando Sadiku: Kemi shumë kualitet. Të shohësh se ku luajnë të gjithë, është privilegj. Nuk i kemi pasur ndonjëherë. Ne duhet të jemi të vëmendshëm në çdo aksion që topat që na vijnë, t’i shënojmë. Moldavia është ekip i fortë dhe do të rrijë në mbrojtje por të mundohemi të shfrytëzojmë rastet sepse e di që do të na furnizojë mesfusha.

Nga ana tjetër, edhe mbrojtësit duket se po kuptohen mirë me stilin e lojës dhe kërkesat e trajnerit Sylvinho

Adrian Bajrami: Trajneri ka ide të qarta dhe na tregon se çfarë pret nga ne. Ne mundohemi të bëjmë më të mirën dhe atë që ai na kërkon.

Në seancat e para stërvitore në këtë grumbullim, është kuptuar se Sylvinho do të ruajë të njëjtin stil loje si ndaj Polonisë, me ritëm dhe krijimin e mundësive për të shënuar, në përpjekje për të siguruar 3 pikët e fitores.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share