Sallai: Më shumë korrupsion ka tek “tenderet”

Anëtari i KSHPK-së, Shemsi Sallai në emisionin Klan Debat me gazetaren Xhumadije Ibraimi ka treguar sferat më të korruptuara në institucionet e Maqedonisë së Veriut. Ndikimi tek tenderet, sipas tij, përbeën sferën me më shumë raste korruptive në vend.

“Një pjesë e madhe e paraqitjeve për korrupsion janë nga prokurimet publike. Aty hyjnë prokurimet publike dhe në Shëndetësi edhe në institucionet tjera edhe në ndërmarrjet me kapital shtetëror, dmth si në një sektor horizontal ku përfshin të gjitha sferat e shoqërisë. Pastaj kemi në gjyqësi, por ka disa gjëra që ne mund të prekemi. Ne nuk mund t’i prekim aktet e sjella nga gjyqtarët… Sfera më e madhe është tek prokurimi sepse aty ndahen tenderet… ka raste të shumta edhe tek punësimet dhe ndikimi për punësime”, sqaroi  mes tjerash Shemsi Sallai nga KSHPK./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share