Samiti i Tiranës/ Borell: Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog, dje u është dërguar propozimi

Shefi i Politikës së Jashtme të BE, Joseph Borell u shpreh se në Samitin e Tiranës do të flitet për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Duke folur për gazetarët, Borell theksoi se do të diskutohet edhe për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, për të cilat theksoi se BE i ka ofruar ndihmë Kryeministrit Edi Rama.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Jemi tejet të përshkushtuar ndaj rajonit për ta mbështetur për të përballuar pasojat e luftës, çmimet energjisë janë rritur shumë. Shqipëria po kështu është goditur nga sulmet kibernetike. Kam folur me Kryeministrin Rama, i kam ofruar mbështetje për t’u përballur me sulmet kibernetike”.

Një tjetër pikë e rëndësishme, siç theksoi Borell, është dialogu Kosovë-Serbi, për të cilën tha se një ditë më parë u është dërguar një tjetër propozim me mbështetjen e Gjermanisë dhe të Francës.

“Dhe po kështu për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Ky është një moment i rëndësishëm. Duhet te angazhohen mirëfilli në dialog me propozimin që është hedhur në tryezë me mbështetjen e fortë të Gjermanisë dhe Francës. Teksti i fundit i është dërguar dje Prishtinës dhe Beogradit. Tashmë janë ata që duhet të angazhohen”.

Ndër të tjera, Joseph Borell shtoi se edhe për Bosnje-Hercegovinën do të jepen 10 milionë Euro për të nisur një fushatë për heqjen e minave të mbetura që nga koha e luftës. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share