“Shikoja ty, nga të shkoja, shikoja Oltën nga të shkoja”, partneret venë në ‘dilemë’ Gjebrean

Ka nisur mbrëmjen e kësaj të mërkure nata e dytë gjysmëfinale e festivalit Kënga Magjike, në Tv Klan. Që në nisje, Ardit Gjebrea falenderimin e parë e kishte për publikun.

Ardit Gjebrea: E nis sonte me falenderimin tim për ju, publikun dhe telespektatorët që përcollët mbështetje të pa kursyer për artistët magjikë. E ndjemë nga duartrokitjet e mbrëmshme, nga ajo çka pamë nga votat e publikut përmes mesazheve telefonike, faleminderit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Siç dihet tashmë, krah moderatorit në këtë edicion të 23-të të festivalit ndodhen dy bukuroshet Eva Murati dhe Olta Beqiri, për të cilat Gjebrea kishte po ashtu një falenderim.

Ardit Gjebrea: Më lejoni të them që këtë edicion mora një tjetër energji, një freski, mirësi, e cila erdhi përmes buzëqeshjeve dhe thjeshtësisë së dy partnereve të mia, Eva Murati dhe Olta Beqiri.

Olta Beqiri: Më lejoni të them se sonte ndihem si ai personazhi që i ka kërkuar xhindit një dëshirë dhe më solli drejt e këtu tek pallati ku ndodh magjia.

Eva Murati: Për të thënë të vërtetën edhe unë të njëjtën ndjesi kam, po të pa konservuar, të pa thënë, bëhet fjalë këtu që nga koha kur isha adoleshente.

Ardit Gjebrea: Po mendoja ndërkohë që po zbrisnit po ju shihja nga të dyja anët dhe po thoja… se ju e dini, të paktën në skenë gjithmonë kam qenë xhentil, edhe në jetën e përditshme, dhe gjithmonë jam munduar që të shkoj dhe t’i marr partneret. Shikoja ty, nga të shkoja, shikoja Oltën nga të shkoja dhe thashë: do vijnë vetë. Kështu që mirë së erdhët./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share