Shkaqet e zhvlerësimit të Euros

Eksperti: Ka mbingopje të monedhës në treg, pritet akoma ulje

Për këtë vit, monedha europiane nuk po rimëkëmbet në kursin e këmbimit me Lekun.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Përveç goditjeve që pësoi pas krizës së çmimeve dhe energjisë, faktor ndikues në tregun shqiptar është është mbingopja me monedhën europiane.

Igli Tola, ekspert ekonomie: Ekonomia jonë është mbingopur me monedhë europiane, si në tregun formal dhe atë informal, para që vijnë kryesisht për t’u pastruar një sasi kaq e madhe Euro është e pëpërballueshme për tregun shqiptar.

Kjo disbalancë e Euros në raport me Lekun, bën që produktet e huaja të jenë më konkuruese në treg.

Igli Tola, ekspert ekonomie: Duket sikur ka efekte pozitive në afatshkurtër, kryesisht lidhur me borxhin e jashtëm. Problematikat lidhen me tregtinë.

Parashikimet nuk duken optimiste.

Igli Tola, ekspert ekonomie:Me ardhjen e turistëve dhe emigrantëve, nuk do ishte çudi të kishim vlera të kursit në 110 në këtë periudhë.

Edhe monedhat e të tjera nuk kanë një kurs të stabilizuar në raport me Lekun. 1 Dollar sot këmbehet me 103.47 Lekë, 1 Paund me 128.42 Lekë, ndërsa franga zvicerane me 114.67 Lekë.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share