Shkup: Më 24 Qershor mbahet ”Parada e Krenarisë”!

CVETKOVIQ: SULMET NDAJ KOMUNITETIT LGBTI NUK KANË TË NDALUR

Sulmet ndaj Komunitetit LGBTI nuk kanë të ndalur ndërsa progresi në fushën e të drejtave të tyre nuk është i mjaftueshëm, thonë nga Rjeti Nacional kundër homofobisë dhe Transfobisë ku bëjnë pjese organizata të ndryshme për të drejtat e njeriut, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Irena Cvetkoviq thotë që partitë konservatore dhe populiste dhe bashkësitë fetare kontribuojnë në përkeqësimin e situatës të drejtave ndaj LGBTI komunitetit.

“Në një mjedis kaq armiqësor, kur gjuha e urrejtjes dhe dhuna janë në rritje, të qenit krenar dhe i zëshëm përfaqëson rezistencën dhe kundër sistemit shtypës. Komuniteti LGBTI ka kaluar shumë kohë të vështira, dhe do të vazhdojmë me kokën lart, krenarë dhe me zë të lartë në realizimin e vizionit tonë për një botë me barazi dhe prosperitet” – tha Irena Cvetkoviq.

Rrjeti Nacional Kundër Homofobisë dhe Transfobisë në konferencën e sotme për media, sic njofton KlanM, informoi se më 24 qershor në Shkup, me moton “Me zë të lartë dhe krenarë” do të mbahet Parada e katërt e Krenarisë.

Sipas organizatorëve, sic percjell KlanM, kjo paradë mundëson që të paktën për një ditë të rinjtë mund të ndjejnë mbështetje, kujdes, unitet dhe kremtimin e identitetit të tyre në shoqëri. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share