Shpërthime në 2 baza të ndryshme ushtarake ruse, 3 të vrarë

3 persona humbën jetën e 8 të tjerë u plagosën në dy shpërthime në dy baza të ndryshme ushtarake në perëndim të Rusisë. Mediat perëndimore bëjnë të ditur se shpërthimet ndodhën në orët e para të kësaj të hëne në qytetet Rjazan dhe Saratov, të ndodhur në një distancë rreth 600 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

BBC shkruan se fillimisht tre persona humbën jetën dhe 6 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një depozite të madhe nafte në bazën e Rajzanit, qytet i nodhur 200 kilometra në juglindje të Moskës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërsa në Saratov, shpërthimi në një aerodrom plagosi të paktën 2 persona. Kjo bazë është përdorur për kryerjen e sulmeve ajrore në Ukrainë. Pamjet satelitore tregojnë shtim të avionëve të stacionuar atje javën e kaluar. Shkaqet e shpërthimeve janë ende të paqarta, ndërsa askush nuk i ka marrë ato përsipër.

Dyshime ka se shpërthimet mund të kenë lidhje me sulmin rus në Ukrainë. Këshilltari i presidentit ukrainas shkroi se “kur diçka hidhet në hapësirën ajërore të një vendi tjetër, herët a vonë objekte të panjohura fluturuese i kthehen në pikën e nisjes”, duke lënë të kuptohet se kjo mund të jetë hakmarrje e Ukrainës.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share