Si kurrë më parë, Poni flet për djalin dhe i bën premtimin emocionues nga skena e “Zemër Luana”

Mbrëmjen e sotshme në emisionin “Zemër Luana” në moderimin dhe autoresinë e Luana Vjollcës ka patur të ftuar mjaft speciale pasi dhe ky emision ishte special për ditën e të gjithë shqipëtarëve. Një nga të ftuarat e këtij spektakli ishte dhe këngëtarja e mirënjohur nga jugu i Shqipërisë, Poni. E vendosur në një sfidë përballë këngëtares Big Mama, ku secila duhet t’i përgjigjeshin pyetjeve që përkonin më titujt e këngëve të tyre.

“Më dhe emrin nënë”, titullohet kënga e Ponit, ku prej të cilës këngëtares iu drejtua kjo pyetje:
“Nuk flet shpesh për familjen, por sot nga “Zemër Luana” çfarë do i premtoje nga kjo skenë djalit tënd që po të sheh tani me siguri!”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Poni si kurrë më parë foli për të dhe i bëri premtin më të dashur nga skena e “Zemër Luana”: ”Derisa të kem fryme do të jem krah teje për të qenë mbështetja jote më e madhe! Në të mirë e të keqe!”./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share