Specialja ua vazhdon Thaçit dhe Veselit paraburgimin (DOKUMENT)

Gjykata Speciale ka marrë vendim që t’ua vazhdojë paraburgimin dy ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Vendimi është marrë të hënën më 19 dhjetor dhe është publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në këtë vendim thuhet se Prokuroria ka afat që deri më 30 janar të dërgojë parashtresat për shqyrtimin tjetër të paraburgimit.

Ky afat është dhënë për të dy palët.

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjenden në paraburgim nga muaji nëntor i vitit 2020-të.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share