Stano: Arsyet politike dhe afatet kohore – Ohri zgjedhja më e mirë

QEVERIA E RMV OFROI ME ZEMËRGJERËSI ORGANIZIMIN E TAKIMIT

PETER STANO, ZËDHËNËS I KE-së:

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Për Bashkimin Europian është e rëndësishme të sigurohet një vazhdimësia e shpejtë e dialogut dhe të ruhet momentumi. Ne patëm një takim shumë të mirë në 27 shkurt me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç, të cilët ranë dakort në parim mbi propozimin e BE-së, duke konsideruar se nuk ishte më e nevojshme të diskutohej ky propozim. Ata gjithashtu ranë dakort për të diskutuar zbatimin e udhërrëfyesit të këtij propozimi në raundin e ardhshëm. Kjo është e rëndësishme, sepse kur ka një propozim, nevojitet të dihet, se si duhet zbatuar ai, pra ka një urdhërrëfyes me afate kohore të qarta. Përfaqësuesi i lartë i  Bashkimit Europian do të jetë në Tiranë dhe Shkup në fundjavë. Nga ana tjetër, kemi një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në datën 20 dhe samit europian në 23 dhe 24 mars në Bruksel. Duke qenë se dialogu ka qenë pjesë e vazhdueshme e angazhimit tonë për rajonin, ne kombinuam arsyet politike dhe afatet kohore dhe rezultoi, se zgjedhja më e mire ishte që takimi për dialogun të zhvillohet në Ohër. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ofroi me zemërgjerësi organizimin e këtij takimi. Dhe përfaqësuesi I lartë Borrell vendosi të shfrytëzojë këtë oportunitet dhe të ftojë kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç në Ohër.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share