Sylvinho zbardhë emrat e futbollistëve të kombëtares shqiptare

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka shpallur listën me emrat e 23 lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjen e parë në Kualifikueset e “Euro 2024” ndaj Polonisë, që do të luhet më 27 mars.

Tre portierët e ftuar janë Etrit Berisha, Thomas Strakosha e Elhan Kastrati, ndërsa në mbrojtje janë Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ermir Lenjani, Adrian Ismajli, Marash Kumbulla e Frederic Veseli. Në mesfushë do të jenë Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Amir Abrashi, Ylber Ramadani, dhe Nedim Bajrami, ndërsa në sulm janë thirrur Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni dhe Taulant Seferi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Trajneri Sylvinho do të dalë në një konferencë për medien të shtunën në ambientet e Shtëpisë së Futbollit ku do të flasë për zgjedhjet e tij dhe për objektivat në këto kualifikuese dhe sfidën me Poloninë. Sakaq, Kombëtarja do të nisë grumbullimin të dielën në Tiranë, ndërkohë që në vazhdim do të publikohet edhe agjenda mediatike dhe stërvitore e kuqezinjve. Sfida Poloni-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Evropianit 2024, grupi E, do të luhet më 27 mars në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës dhe nis në ora 20:45.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share