Syrija Rashidi mer detyrën e re si drejtor i MEPSO-s / Remzi Mehmedi, deputeti i ri i Aleancës

Deputeti i ASH-së Syrija Rashidi nga sot do të drejtojë Shoqërinë Aksionare MEPSO, si rezultat i marrëveshjes për shumicën e re qeveritare. Në vend të tij në ulësen e Kuvendit do të vijë Remzi Mehmedi nga e njëjta parti, informon Klan Maqedoni.
“Sot pranova detyrën e Drejtorit të SH.A. nga drejtori paraprak, Orhan Murtezani, të cilin e falenderova për mikpritjen dhe punën e deritanishme. Mbetem i përkushtuar që si edhe në obligimet e deritanishme publike, të punoj me nder dhe në shërbim të qytetarëve e të vendit”, ka shkruar Rashidi në rrejtin social “facebook”.
Rashidi ishte deputet i Aleancës për Shqiptarët në dy mandate që nga viti 2016. Në MEPSO vjen në vend të Orhan Murtezanit nga Alternativa./KlanMacedonia/
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share