Taravari merr timonin e Aleancës për Shqiptarët

KRYESIA I BESON, SELA DO TA MBËSHTET

E mori besimin nga Kryesia e partisë, por ende nuk është i sigurt se a do të garojë për postin e Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Jo ende se kam thënë nëse do të kandidoj për këtë periudhë unë do të jem ushtrues detyre deri në mbajtjen e Kongresit. Do të shofim do të analizojmë rrethanat dhe do ti sjellim vendimet ashtu si është më mirë për organizimin tonë politik deklaroi Taravari.

Taravari menjëherë të hënën do të ulet me strukturat e partisë për ti përcaktuar prioritetet e tani për tani prioritet e ka konsolidimin e partisë e jo bashkëpunimet me partitë tjera.

As që e disktojmë ne tash për tash e kemi obligim të konsolidojmë rradhët tona të hyjmë në garë politike të pregatitemi për ta bërë ndryshimin te shqiptarët.

Në këtë proces të vështirë për Aleancën, Taravari do ta ketë përkrahjen e ish kryetarit, Ziadin Sela.

Vet Taravari tha se nga kjo seancë e Kuvendit qendror partia ka dal më e unifikuar e Sela tha se do të vazhdojë rrugëtimin politik aty ku ka nevojë kryetari i ri i partisë.

Eshtë jo falenderuese nga ana ime unë të largohem nga politika duke pasur parasysh se kam mbështetës të cilët qëndrojnë edhe pas meje edhe pas partisë. Unë do të jem aktiv në politik dhe do të jem atje ku struktura e Aleancës do të ketë nevojë atje ku është kryetari i Aleancës dhe të kërkon të jem, tha Sela.

Kongresi i partisë u caktua më 17 dhjetor, ndërsa Taravari sot morri mbështetjen të plotë që ta udhëheq partinë deri në atë ditë./KlanMacedonia/

 

 

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share