Tenis: Djokoviq rikthehet pas 3 muajsh

Tenisti serb Novak Djokoviq rikthehet në fushë 3 muaj pas sfidës së fundit. Ish-numri 1 në botë do të luajë në turneun që zhvillohet në Tel Aviv (Izrael), i cili do të nisë më 26 shtator. Kjo është hera e parë në karrierë që Djokoviq luan në këtë turne.

Serbi nuk luan që prej finales së Wimbledon, ku dhe fitoi ndaj Kyrgios. Ai nuk mori pjesë në US Open dhe në turnetë Masters të zhvilluar në Amerikë e Kanada, pasi është i pavaksinuar e nuk lejohet të hyjë në këto shtete.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Duket se Djokoviq po kërkon për turne ku vaksinimi nuk është i detyrueshëm dhe ka pranuar të luajë në Izrael. Në këtë turne do të luajë edhe në lojën dyshe, bashkë me tenistin vendës Jonathan Elrich (kanë fituar një turne në vitin 2010).

Djokovic nuk luajti as me kombëtaren e vendit të tij në Kupën Davis. Gjithsesi, këtë fundjavë do ta shohim në turneun Laver Cup, ku është pjesë e ekipit të Europës bashke me Roger Federer e Rafael Nadal.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share