Tërmeti në Ekuador vret 16 persona

A man takes a photo of a building that collapsed after an earthquake shook Machala, Ecuador, Saturday, March 18, 2023. The U.S. Geological Survey reported an earthquake with a magnitude of about 6.8 that was centered just off the Pacific Coast, about 50 miles (80 kilometers) south of Guayaquil. (AP Photo/Jhonny Crespo)

44 shtëpi u shkatërruan dhe 90 të tjera u dëmtuan, rreth 381 persona mbetën të plagosur nga lëkundjet e forta

Të paktën 16 persona humbën jetën pas një tërmeti me magnitudë 6.8 që goditi Ekuadorin jugor. Tërmeti goditi qytetin jugor Baláo dhe ishte më shumë se 65 km i thellë, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Rreth 381 persona u plagosën nga tërmeti. Në provincën El Oro, të paktën 11 persona humbën jetën. Autoritetet vendosën alarmin portokalli për shkak të post-lëkundjeve. 44 shtëpi u shkatërruan, ndërsa 90 të tjera u dëmtuan.

Rreth 50 godina arsimore dhe më shumë se 30 qendra shëndetësore u shembën gjithashtu, ndërsa rrugë të shumta u bllokuan nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga tërmeti. Aeroporti Santa Rosa pësoi dëmtime të vogla, por puna vijoji më pas normalisht.

Tërmeti i fuqishëm shkaktoi kaos kudo. Blerësit u panë duke dalë nga një supermarket në Ekuadorin jugor pas lëkundjeve të forta. Pamjet e xhiruara nga dëshmitarët okular treguan produkte që binin nga rafti ndërsa klientët dolën menjëherë nga dyqani.

Një muze në zonën bregdetare të provincës El Oro të Ekuadorit u shkatërrua pothuajse plotësisht. I njohur si Muzeu Detar i Puerto Bolivarit, vendi 60-vjeçar mbante të paktën 5,000 artefakte ndërsa njerëzit përdorën varka për të shpëtuar objektet e rralla.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share