“Terreni opozitar nuk do të jetë bosh” – Imer Selmani: Definitivisht brenda BDI-së diçka nuk shkon

Imer Selmani në Klan Debat ka thënë se ndodhitë brenda BDI-së janë reale dhe ato do të vazhdojnë edhe për një kohë. AI thotë se terreni opozitar në vend nuk do të mbesë bosh, ndërsa pajtohet me analistin Xhelal Neziri se në të ardhmen mund të ketë një koalicion të madh parazgjedhor mes ASH, BDI, LSDM e të tjerave.

“Ata do të vazhdojnë me tubime e me takime. Kjo betejë se kush ka të drejtë brenda BDI-së do të vazhojë. Terreni opozitar nuk do të jetë bosh… Gjithmonë do të ketë të pakënaqur… Pajtohem me z.Neziri. Është shumë e natyrshme dhe krejt rrugët çojnë drejt një bashkëpunimi të mundshëm, por kjo nuk do të ndodhë deri para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”, tha Selmani./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share