“Tollovi nëpër dyqane… blejnë kostume ata të VMRO-së” – “Thumba” ndaj Mickoskit nga ish partneri i koalicionit

Kreu i Komunës së Karposhit dhe subjektit politik “GROM”, Stevço Jakimovski njoftoi gjatë ditës së sotme aryet, që sipas tij kanë çuar në prishjen e koalicionit me VMRO-në e Hristijan Mickoskit. Sipas tij, Mickoski ka reteruar nga qëndrimet e tij paraprake kundër ndryshimeve kushtetuese e madje edhe kundër Korridorit 8, informon KlanM.

Ndërkaq, Jakimovski përmes një shkrimi në “facebook” ka thumbuar ish partnerët nga VMRO, se gjoja këto të fundit po krijojnë tollovi nëpër shitore të njohura të Shkupit, duke pritur radhë të blejnë kostume për pozita ministrash, drejtorësh e funksionarësht tjerë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nuk është se nuk kanë pasur kostume deri tani, por i kanë shumë të mëdha sepse kanë humbur peshë nga agjërimi opozitar”, ka shkruar mes tjerash Jakimovski./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share