U humbën dy ditë më parë, dy vajzat gjenden shëndosh e mirë

MPB: U gjetën nga ana e policisë në parkun e çairit

Dy vajza të mitura nga Gazi Baba e Shkupit, Anisa Ajro 12 vjeç dhe Melisa Kurtishi 15 vjeçe për të cilat u raportuan si të zhdukura dy ditë më parë, sot janë gjetur shëndosh e mirë në parkun e Çairit. Lajmin e ka konfirmuar edhe MPB, ndërsa vajzat janë dërguar në stacionin policor në Bit Pazar, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Sot (01.04.2023) në orën 13:30 në rrugën “Xhon Kenedi”, pranë një objekti shitës në park, nga ana e punonjësve të policies pranë stacionit policor Bit Pazar kanë gjetur të miturit M.K. (15) dhe A.A. (12), për të cilët mbrëmjen e datës 30 mars ishte denoncuar se kanë humbur kontaktet me familjen, thonë nga MPB.

Që nga e enjtja në mbrëmje nisën kërkimet për 15-vjeçaren Melisa dhe 12 vjeçaren Anisa, pasi babai I kësaj të fundit në polici e kishte denoncuar si të zhdukur. Ai, sic njofton KlanM, ka thënë se të enjten në mëngjes është nisur për në shkollën “Liria” në Çair, kurse pas përfundimit të orëve nuk është kthyer në shtëpi.

Lajmi për zhdukjen e dy të miturave mobilizoi edhe tifo grupin e njohur të Çairit “Shvercerat” të cilët në mënyrë të organizuar zhvilluan aksione të kërkimit të dy vajzave./KlanMacedonia/

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share