“U fërshëllyen dhe u shanë” – William dhe Kate, pasardhësit e fronit britanik nuk u pritën mirë në Boston (VIDEO)

Jo gjithçka ka shkuar siç duhet për pasardhësin e fronit të Mbretërisë së Bashkuar gjatë vizitës në SHBA. Në ditën e parë të vizitës, Princi William dhe Princesha Kate ndoqën një ndeshje basketbolli të NBA-së në Boston mes Boston Celtics dhe Miami Heat, shkruan Klan Macedonia.

Në momentin kur në ekranin e madh u paraqitën Princi dhe Princesha e Uellsit, publiku filloi të vërshëllejë dhe të brohorasin kundër tyre. Në një moment të gjithë në kor filluan të brohorasin “SHBA, SHBA, SHBA” e disa madje edhe kanë sharë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kjo është vizita e parë pas 9 vitesh e çiftit mbretëror në SHBA dhe siç shkruajnë disa nga mediat amerikane, arsyeja e brohorimave mund të jetë shkaku i kumbares së Princit, e cila u akuzua për racizëm dhe u detyrua të dorëhiqet nga detyrimet brenda Pallatit Mbretëror.

“Udhëtimi tre-ditor i çiftit mbretëror në Boston është lënë në hije nga mosmarrëveshja në rritje racore, që ka përfshirë kumbaren e mbretit të ardhshëm, e cila e ka lënë monarkinë të akuzuar si institucionalisht raciste. Lady Susan Hussey dha dorëheqjen nga roli i saj në familjen mbretërore dhe kërkoi falje të mërkurën”, shkruan upday.

Gjatë një pritjeje në Pallatin Mbretëror e kishte pyetur me këmbëngulje një drejtuese të shquar bamirëse britanike me ngjyrë për “prejardhjen e saj të vërtetë”. Ngozi Fulani është aktiviste me zë kundër abuzimit familajr dhe pyetjet e vazhdueshme të kumbares së mbretit të ardhshëm u cilësuan si të papërshtatshme dhe raciste, përcjell Klan Maqedoni.

Edhe Princi William u pajtua me dorëheqjen e Susan Hussey nga detyrimet brenda Pallatit, ndërsa një zëdhënës i familjes mbretërore mësohet t’u ketë thënë mediave se “racizmi nuk ka vend brenda shoqërisë sonë”.

Ndërkaq në rrjetin social Twitter janë shpërndarë pamjet nga ngjarja në Boston kur publiku fërshëlleu çiftin mbretëror britanik, ndërsa në sqarim mes tjerash thuhet se Bostoni është qytet i mbushur me irlandezë “që i urrejnë anglezët”./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share