Vazhdon Samiti i OSBE-së në Shkup – takim me partnerët aziatikë

Në kuadër të Samitit të OSBE-së për vitin 2023 që po zhvillohet në Shkup, sot po zhvillohet takimi për bashkëpunim me partnerët aziatikë të organizatës, përcjell KlanM. Në fokus të takimit, siç njofton ministri i Jashtëm i Maqedonisë dhe kryesuesi aktual i OSBE-së, Bujar Osmani, janë bashkëpunimi Evrpë – Azi.
“Në fokus: Partneriteti dhe bashkëpunimi mes Evropës dhe Azisë në këto kohëra dhe sfida kritike, kërcënimet e reja dhe paradigma e re e sigurisë, si dhe parandalimi i konflikteve në rrethanat e reja gjeopolitike. Vazhdojmë të punojmë së bashku, të mësojmë nga njëri-tjetri me qëllim që ta ringjallim multilateralizmin”, ka shkruar Osmani./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share