close
Showbiz

Vdes aktorja Anne Heche, një javë pas aksidentit famëkeq me veturë

FD2958C6-5928-45A8-870B-6707A8DEC4A2-780×439-1-696×392

Anne Heche u nda nga jeta sot në një spital në Los Angeles, një javë pas aksidentit famëkeq me veturë.

53-vjeçarja po vajtohet nga emra të shumtë të Hollywoodit, përfshirë edhe ish-të dashurën e saj, Ellen De Generes, shkruan DailyMail.

Heche, e cila ka luftuar ndër vite me varësinë e saj nga droga, u tha nga policia se kishte thithur shumë kokainë gjatë vozitjes.

Gjatë aksidentit ajo u fut me veturën e saj në shtëpinë e Lynne Mishele, duke e lënë gruan në fjalë me lëndime të papërcaktuara, por të rënda.

Stafi i aktores dje tha se ajo nuk do të mbijetonte; ajo u shpall dje me tru të vdekur.

Familja e saj e mbajti atë gjallë në një ventilator ndërsa mjekët morën organet e saj për dhurim deri të premten.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia