Veles: Nxënësit me dhunë përjashtohen nga oborri i shkollës

INSPEKTORATI HYNË NË SHKOLLË PO E INSPEKTOJNË RASTIN PËRSE 16 NXËNËS NUK PRANOHEN NË SHKOLLË

Erdhën në shkollë por nuk mund të hyjnë brenda për të mësuar.

Elahadiu me shokët dorëzoi dokumentet për tu regjistruar në gjimnazin Koço Racin në Veles por ende nuk u pranuan edhe pse ka tri ditë që viti shkollor ka filluar. Nxënësit thonë që dje ka intervenuar edhe policia duke i hequr nga oborri me dhunë. Përveç kësaj u është bërë edhe presion për të nënshkruar dokumente e në qoftë se nuk e bëjnë këtë do t’ua djegin dëftesat.

“Na kanë fut me një klasë, duhet të nënshkruani dokumentat ose do t’i kallim këtu. Pastaj na ka hequr prej klase dhe prej oborri policia. Me dhunë apo jo? Na kanë shtyrë. Çfarë kërkoni ju? Vetëm kërkoj që të mësoj”, tha një nxënës.

16 nxënesit në paralelet shqipe nuk dinë se çfare do të ndodh me fatin e tyre. Kanë vetëm një dëshirë të mësojnë në gjuhën e tyre amtare.

“Sigurimi nuk i ka lënë që të hyjnë brenda. U kanë thënë që të nënshkruajnë përkundërazi nuk i përmbushni pikët.

“Deri në fund do të shkojmë. Nuk dua që të shkojmë në Gostivar apo Tetovë në shkollë mbase e kemi shkollën këtu”.

“Si banor dhe si prind erdha që ti mbështets nxënësit e Velesit”, tha një prind.

Prindërit bashkë me nxënesit sot ishin në hyrje të gjimnazit për të pritur një përgjigje konkrete nga institucionet.

Ndonëse profesorët, prindërit dhe nxënësit flasin për probleme të shumta në gjimnazin “Koço Racin” ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri ka informuar se ka zgjidhur problemin me arsimin shqip në gjimnazin e Velesit.

“Çështja e Velesit u zgjidh Mësimi në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese të cilën askush nuk mund ta mohoj. Nëse është faj që Ministria e Arsimit dhe Shkencës po i mundëson secilit mësim në gjuhën amtare, me punë intensive secilit nxënës po i ndërton shkollë në lagjen ku jeton atëherë, unë dhe kabineti im jemi fajtor. Ju njoftoj se Inspektorati Shtetëror i Arsimit është në teren dhe dy paralelet në SHMK “Koço Racin” në Veles, që i pengojnë dikujt do të vazhdojnë të funksionojnë”, ka shkruar ministri Shaqiri.

Për siutatën e krijuar me paralelet shqipe në Veles kanë reaguar edhe partitë shqiptare. Dënuan sjelljen e këshillit komunal dhe bënë thirrje që të rrespktohet e drejta kushtuese e nxënësve./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share