VIDEO – Bastisje në Burgun e Shkupit, gjendet drogë dhe telefona celularë

Departamenti për luftimin e krimeve të rënda dhe krimit të organizuar pranë Sektorit për hetime kriminale ka kryer sot një aksion brenda hapësirave të Brugut të Shkupit. Në aksion kanë qenë të përfshira një sërë institucione shtetërore, duke përfshirë edhe njësitë mobile të doganave.

Siç përcjell KlanM, bastisja në qeli është kryer me urdhër të Prokurorisë Publike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Gjatë kontrollit, me urdhër të gjykatës, janë kontrolluar dy qeli dhe janë gjetur dhe konfiskuar 25 pako me lëndë pluhuri të bardhë, gjashtë pako marijuanë dhe 12 aparate celularë. Pas ekspertizës dhe dokumentimit të plotë të rastit, Departamenti për Luftën e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda do të bëjë kallëzim penal përkatës”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share