Volejboll: Më 5 prill nis faza gjysmëfinale e kampionatit

Takohen:  Strumica Nikob – Rabotniçki dhe Shkëndija – Boreci

Me ndeshjet gjysmëfinale të play off-it në kategorinë e meshkujve dhe atë të femrave më 5 prill, fillon faza e fundit e kampionatit të volejbollit, ku në gjysmë finale do të përballen Strumica Nikob – Rabotniçki dhe Shkëndija – Boreci, ndërsa në kategorinë e vajzave takohen Rabotniçki Shkup – Fit Fan Volej dhe Janta Volej – Nakovski Volej .

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sekretari i përgjithshëm në Federatë e Volejbollit Zoran Karanoviq në një prononcim ekskluziv për Klan Maqedoni tha se me ndeshjet e fazes së fundit katër  ekipem më kualitative  pritet të dëshmohet cilësi më e theksuar për të kënaqur publikun

“Pas pjesës së rregullt të kampionatit katër ekipet më kualitative edhe në kategorinë e meshkujve edhe në kategorinë e femrave, tek meshkujt janë Strumica Nikob, Boreci nga Velesi, Shkëndija dhe Rabotniçki, ndërsa tek femrat Rabotniçki nga Shkupi, Nakovski Volej, Janta Volej dhe FitFun Volej nga Shkupi. Shpresojmë që këto ndeshje që do jenë, do kemi paraqitje kualitative, do kemi publikë, do kemi diçka që ishte interesante”, tha Zoran Karanoviq, Sekretar i përgjithshëm i FVRMV-së.

Karanoviq tha se në kategorinë e meshkujve favorit janë Strumica dhe Shkëndija ndërsa tek femrat konkurrojnë tre  skuadra me cilësi të barabarta.

“Sipas meje favorit në gjithë këtë histori, ekipi më me përvojë në kategorinë e meshkujve Strumica Nikob, normalisht këtu mund të befasoj edhe Shkëndija, mund edhe Boreci të befasoj. Tek femrat kemi tre ekipe të barabarta, që janë Nakovski Volej, Rabotniçki dhe Janta Volej, nga ato tre do kërkohet fituesi dhe titulli i kampionit”, tha Karanoviq.

Në bazë të rregullores ndeshjet në finale do të kualifikohen ekipet që do të  shënojnë dy fitore në ndeshjet gjysmëfinale, ndërkaq kampion do të shpallet ekipi i cili në ndeshjet finale shënon tre fitore. /KlanMacedonia

Shaban Sinani

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share