Vrasja e dy shqiptarëve në Athinë, mediat greke publikojnë pamje të reja

Mediat greke kanë publikuar pamje të reja nga vrasje e dy shqiptarëve Armando Organja dhe Kreshnik Çerçizaj më 18 Dhjetor në Athinë.

Rezulton se autori ka vepruar së bashku me një bashkëpunëtor, i cili e ka afruar afër lokalit ku ndodheshin dy shqiptarët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dy personat janë afruar në një distancë prej 200 metrash, më pas autori zbret nga motori dhe shkon në lokal, me një gjakftohtësi ka qëlluar mbi Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja.

Në video shihet gjithashtu se personi me motor e pret autorin dhe më pas largohen të dy në drejtim të paditur. Ngjarja për autoritetet greke dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share