Vrasje e rëndë në Shkup, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë!

Vrasja e dyfishtë ka ndodhur pranë lokalit “Shisha Bar” në Çair. Në afërsi të kafenesë kanë mbetur të vrarë dy persona, të cilët sipas informacioneve të pakonfirmuara aktualisht ishin persona të njohur në botën e krimit. Jozyrtarisht, nga shkëmbimi i zjarrit ka pasur edhe të plagosur.

Nga MPB-ja për momentin nuk ka informacione, ndërsa konfirmojnë vetëm se në Çarshinë e Shkupit ka pasur të shtëna, por pa detaje dhe është duke u bërë këqyrje e vendit, përcjell Klan Macedonia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share